Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

IHK njofton se në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nga dita e enjte parashihet të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të jetë drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version