Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

IHK thekson se në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellë me vranësira të cilat vende-vende do te sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, ndërsa reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i ulët gjatë pothuaj gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 14mm/s.

Kjo gjendje jostabile e motit pritet të vazhdoj deri në gjysmën e majit, krejt këto fenomene janë si pasojë e temperaturave të larta ekstreme që u regjistruan në muajin prill, deficitit të reshjeve dhe ndryshimeve tjera fizike që ndodhën në troposferë. /Telegrafi/

Exit mobile version