Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 grade Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 metër për sekondë.

Exit mobile version