Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për fundjavë

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të  shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version