Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për fundjavë

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1- 6m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version