Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për fundjavë

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të variojnë nga 6°C deri në 8°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 23°C.

Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet po ashtu mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga 7 deri 9°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 19°C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version