Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për fundjavë

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se për të shtunën në Kosovë parashikohet mot me intervale me diell, por ftohtë.

IHK njofton se temperaturat minimale do të variojnë nga -10°C deri në -7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1°C deri në 5°C.

Era do të fryjë nga verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.

Për të dielën parashikohet mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga -7 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version