Telegrafi

Parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në njoftim thuhet se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten për gjatë reliefit malor.

“Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj preferohen këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”, thuhet në njoftim.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. /Telegrafi/