Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në dy ditë e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s.
Sipas IHK-së, kushtet biometeorologjike të motit do të jenë relativisht të mira, pasi që cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë, por do të ketë periudha, kur cilësia e ajrit do të shënoj vlera të pashëndetshme. /Telegrafi/