Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se ditën e diele do të ketë mot kryesisht të vranët dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.
IHMK njofton se reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, por që shtrirja e tyre si zakonisht nuk do të jetë uniforme për shkak të specifikave gjeografike që ka vendi ynë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Tutje, në njoftim thuhet se në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, prandaj ngasësve të automjeteve ju rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”. /Telegrafi/