Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së martë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Po sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende, kryesisht në perëndim mund të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënie. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/