Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave. Përgjatë relieveve malore në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 18 deri 33°C, në zonat e ulëta 20 deri 36°C, në zonat bregdetare 21 deri 34°C. /tch/