Site icon Telegrafi

​Parashikimi i motit në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version