Telegrafi

Parashikimi i motit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot do të mbajë mot i ngjashëm me ditët e kaluara, ku në orët e mëngjesit parashihet mot me ngrica të dobëta dhe për shkak të lagështisë së lartë të ajrit, drejtuesit e makinave duhet të kenë kujdes në komunikacion.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.

Ndërkaq, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, kryesisht në orët e mesditës dhe në mbrëmje.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/