Telegrafi

Parashikimi i motit deri të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me periudha me diell.

Sipas IHMK, ditëve në vijim do të ketë edhe reshje të intensitetit të dobët. Reshje do të ketë kryesisht në perëndim dhe jugperëndim, ku intensiteti i tyre do të jetë i ndryshueshëm.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15-19 gradë celsius.

IHMK po ashtu ka njoftuar se sasia e reshjeve nga e hëna deri tani ishte më e lartë në rrafshin e Kosovës me nga 45-50 litra për metër katror, derisa në Dukagjin kjo ishte 30-40 litra për metër katror./Telegrafi/