Lionel Messi parashikoi në vitin 2019, dhjetë supertalente që do të shpërthenin në futbollin botëror.
Kapiteni i Barcelonës mori pjesë në një fushatë të Adidas, për të gjetur se kush do të jetë trashëgimtari i fronit të tij.
Videoja ishte postuar në YouTube, ku lista ka disa lojtarë interesant në shikim të parë.
10 new players. Chosen by Messi to wear his boots.
Meet them in Backed By Messi Ep. 1: https://t.co/1j9E6QkVBl#Messi16 #FirstNeverFollows pic.twitter.com/4YxoCkyiM0— adidas Football (@adidasfootball) October 21, 2016
Më poshtë e gjeni listën e plotë të dhjetë taleteve, përfshirë klubet ku ata luanin dhe ku luajnë tani.
Kenedy – (Atëherë: Chelsea & Brazil. Tani: Getafe huazim)
Maxwell Cornet – (Atëherë: Lyon dhe Francë. Tani: Lyon dhe Bregu i Fildishtë)
Jeremie Boga – (Atëherë: Chelsea dhe Francë. Tani: Sassuolo dhe Bregu i Fildishtë)
James Wilson – (Atëherë: Manchester United & England. Tani: Aberdeen)
Timo Werner – (Atëherë: Stuggart & Gjermani. Tani: RB Leipzig)
Gyasi Zardes – (Atëherë: LA Galaxy & SHBA. Tani: Columbus Crew)
Accursio Bitivegna – (Atëherë: Como / Palermo & Itali. Tani: Carrarese)
Aleksey Miranchuk (Atëherë: Lokomotivë Moska & Rusia. TANI: Lokomotivë Moska)
Marcos Lopes (Atëherë: Monaco & Portugali. Tani: Sevilla)
Khiry Shelton (Atëherë: New York City & SHBA. Tani: Kansas City)
Basti i fituar i Messit dhe dështimi më i madh
Lojtari më i njohur në listë është Timo Werner. Gjermani ka vazhduar të bëhet një nga sulmuesit më stabil në botë dhe është një startues i rregullt i kombëtares gjermane.
Këtë sezon, ai ka shënuar 20 gola në Bundesligë dhe është lidhur me disa nga klubet më të mëdha në botë. Disa emrave të tjerë në listë nuk iu ka shkuar karriera siç ishte parashikuar.
Një emër i veçantë në këtë kategori është James Wilson. Anglezi ishte në Manchester United dhe shënoi dy gola në debutimin e tij në vitin 2014.
Sidoqoftë, ai vetëm do të shënonte edhe dy gola të tjerë për klubin dhe lëndimet e shumta bën që karriera e tij të binte. Ai tani luan për Aberdeen në Ligën Premier të Skocisë.
Messi edhe një vit pas parashikoi disa emra, por Werner mbetet më i miri.
Patrick Roberts, Kasper Dolberg dhe Jean-Kevin Augustin, ishin emrat që Messi priste shumë nga ta. /Telegrafi/