Anthony Joshua pret që Deontay Wilder ta mposhtë Dominic Breazealen, mirëpo shpreson që rivali i tij ta nokautojë sfiduesin më vonë sesa e kishte bërë britaniku.
Breazeale është ndeshur me Joshuan në vitin 2016, por ishte nokautuar në raundin e shtatë në mbrojtjen e parë të titullin IBF nga AJ.
Wilder e ka pranuar duelin me Breazeale (që zhvillohet më 18 maj) për shkak të statusit të detyrueshëm nga WBC, ndërsa Joshua mendon se ‘Bomberi i Bronztë’ do të fitojë me nokaut.
“Stilet i bëjnë meçet, mendoj se Wilder do t’ia dalë mirë kundër Breazeale. Mendoj se Wilder është shumë i shpejtë, është shumë, shumë i shpejtë për nja boksier të peshave të rënda, por Breazeale është i fortë, mu deshën shtatë raunde (për ta mposhtur)”.
“Shpresoj që Wilder ta dërgojë deri në nëntë (raunde), në mënyrë që unë të them: ‘Hej, unë e kam mposhtur më herët’. E dini si janë gjërat, krahasimet dhe gjëra të këtilla, por do të jetë një duel interesant për t’u shikuar”, ka deklaruar Joshua për Sky Sports. /Telegrafi/