Në Lojërat Olimpike Verore, që fillojnë të premten në Rio de Janeiro të Brazilit, parashikohet që anëtarja e seleksionit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, do ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo për femra.
Më tutje, sipas parashikimit të transmetuar nga Associated Press, fituese e medaljes së argjendtë në këtë kategori të xhudos, do të jetë Erika Miranda e Brazilit, ndërsa të bronztën do ta fitojnë japonezja Misato Nakamura dhe kinezja Yingnan Ma.
Kosova për të parën herë merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe në Rio de Janeiro përfaqësohet me tetë sportistë. /REL/