West Hami e pret Arsenalin në duelin e vështirë të kësaj jave në Ligën Premier. Topçinjt do të kërkojnë fitoren për të mbajtur hapin me kryesuesit në tabelë.
Vendi: London Olympic Stadium, Londër
Koha: 3 dhjetor (e shtunë), 18:30
Lajmet rreth ekipeve
West Ham
Vendasit kanë probleme të mëdha para duelit ndaj Arsenalit me Cresswellin dhe Antonion të dy në dyshim për këtë takim.
Për shkak të lëndimeve të shumta, Bilic do të duhet që të bëjë ndërrime në formacion dhe kjo mund t’i shkaktojë atij plane taktike në organizim të ndeshjes.
Arsenal
Lucas Perez u rikthye në ekipin e parë në humbjen e befasishme nga Southamptoni, teksa Mohamed Elneny është i sëmurë.
Wenger ka besim se Giroud mund të kthehet në formacion dhe ai llogarit në të në një inkuadrim në pjesë të dytë, teksa lëndimet vazhdojnë me arallën që është e gjatë sa i përket problemeve shëndetësore. Gabriel mund të luajë në vend të Jenkinsonit i cili nuk ka arritur të bindë pas lëndimit të Bellerin.
Xhaka dhe Mustafi do të startojnë nga minuta e parë.
A e dini se?
Në ndeshjet kur West Hami ka qenë mysafir kundër Arsenalit, janë shënuar së paku tri gola në shtatë ndeshjet e fundit.
Arsenali ka shënuar së paku dy gola në tetë ndeshjet e fundit ndaj West Hamit në udhëtim në të gjitha garat.
Arsenali është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Arsenali është i pamposhtur në 16 nga 17 ndeshjet e fundit ndaj West Hamit në të gjitha garat.
Janë realizuar më pak se tri gola në në 6 nga 7 ndeshjet e fundit të West Hamit.
Analiza
West Hami po kalon formë jo të mirë së fundmi dhe pësoi humbje nga Unitedi në kuadër të Kupës, edhe pse nxori barazim në kampionat. Problemet me lëndimet hendikepojnë shumë vendasit.
Megjithatë, pritet ndeshjet e nxehtë mjaft intensive mes dyja skuadrave, ku Arsenali mund t’ia dalë që të fitojë takimin, por me vështirësi të ndjeshme.