Torino e pret Interin në finalen e radhës për Nerazzurët në tentim për të mbajtur gjallë shpresën për Ligën e Kampionëve
Vendi: Stadio Olimpico, Torino
Koha: 18 mars (e shtunë), 18:00
Lajmet rreth ekipeve
Torino
Davide Zappacosta dhe Lorenzo De Silvestri janë duke luftuar ende për një vend në krahun e djathtë.
Njëri mes Iago Falques, Adem Ljajic dhe Juan Iturbe do të jenë jashtë sfidës të shtunën, por mbetet të shihet cili do të jetë ai.
Inter
Cristian Ansaldi mund të luaj në mbrojtje pasi u shfrytëzua si mbrojtës krahu në ndeshjet e fundit.
Ever Banega do të startojë sigurt pas performancës së tij fantastike ndaj Atalantas.
A e dini se?
Janë shënuar së paku tri gola në 14 nga 17 ndeshjet e fundit të Torinos në Serie A.
Interi ka fituar 11 nga 13 ndeshjet e fundit në Serie A.
Interi është i pamposhtur në 19 nga 21 takimet e fundit ndaj Torinos në të gjitha garat.
Torino është i pamposhtur në 12 nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet ef undit të Interit në Serie A.
Analiza
Torino është tejkaluar nga Sampdoria në tabelë pas humbjes nga Lazio, kështu që vendi në mes të tabelës është në pikëpyetje.
Interi arriti të shkatërrojë Atalantan dhe të ngjitet në pozitën e pestë me vetëm dy pikë larg nga vendi i katërt.
Torino ka pak arsye për të luajtur pos për të ndihmuar Andrea Belottin të bëhet golashënuesi më i mirë, teksa Interi po lufton për Ligën e Kampionëve. Pritet që Nerazzurët t’i marrin pikët e plota në Milano.
Parashikimi: Torino 1-2 Inter