Telegrafi

Parashikim: Roma – Juventus

Me Juventusin që ka përfunduar pothuajse dilemën e kampionit dhe Romën që ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pritet që ky derbi të jetë një ndeshje luksi mes dy skuadrave.

Vendi: Stadio Olimpico, Romë
Koha: E dielë, 13 maj – 20:45

Alisson Becker (Getty Images)

Lajmet rreth ekipeve

Roma

Kostas Manolas po vuan nga një dëmtim muskulor kështu që Juan Jesus pritet të rikthehet në formacion.

Rick Karsdorp, Gregoire Defres dhe Bruno Peres janë jashtë formacionit për skuadrën vendase.

Juventusi

Juan Cuadrado është i suspenduar për Juventusin, që do të thotë se Stephan Lichtsteiner duhet të kthehet në krahun e djathtë.

Gonzalo Higauin startoi në finalen e Coppa Italias nga stoli, por ndaj Romës mund të luaj nga fillimi.

Foto: Getty Images

Fakte

Juventusi fitoi 10 nga 12 ndeshjet e fundit në udhëtim.

Roma ka fituar në pjesën e parë dhe në fund të ndeshjes në katër ndeshjet e fundit në Serie A.

Roma ka fituar katër ndeshjet e fundit në Serie A.

Gonzalo Higuain (Getty Images)

Analiza

Të dyja skuadrat do të luajnë pa kalkulime pasi tashmë kanë siguruar vendet e tyre pothuajse zyrtarisht në podiumin e futbollit italian.

Pritet ndeshje atraktive dhe me shumë gola.

Parashikimi: Roma 3-3 Juventus