Real Madridi do të jetë përsëri kampion i La Ligas në sezonin e ardhshëm sipas një parashikimi nga kompjuteri Gracenote i gjeneruar nga Euro Club Index që bazohet në deri në një milion mundësi të ndryshme.
Skuadra e Zinedine Zidanes janë favoritë pasi që ata nuk janë vetëm kampionët në fuqi, por gjithashtu kanë fituar Liga e Kampionëve në tre nga katër vitet e fundit dhe mburret me një skuadër të talentuar, e cila është e balancuar me lojtarët e rinj që vijnë.
Sipas Euro Club Index, Barcelona do të jetë në garën e titullit deri në ndeshjen e fundit, por në fund do t’i takojë Mbretërve shkaku i gol dallimit.
Përfundimi i kampionatit i sheh dy gjigantët spanjollë me nga 90 pikë, të ndjekur nga Atletico Madridi në vendin e tretë me 80 pikë dhe Sevilla e katërta me 66 pikë. /Telegrafi/
Tabela pas përfundimit të sezonit 2017/18: