Telegrafi

Parashikim: Real Madrid – Liverpool

Nuk ka gërshetim. Është historia kundër historisë. Lavdia kundër lavdisë. Futbolli kundër futbollit. Është përplasja e përkryer e një beteje klasike e cila i jep fund luftës në futbollin evropian.

Vendi: Stadiumi Olimpik, Kyiv
Koha: 26 maj (e shtunë), 20:45

Foto: Getty Images

Lajmet rreth ekipeve

Real Madrid

Zinedine Zidane ka skuadrën e plotë të gatshme për finale.

Real Madridi ishte ndalur në një barazim prej 2-2 me Villarrealin në javën e fundit të sezonit në La Liga, përkundër faktit se vuri në shfrytëzim një 11-she të fortë startuese.

Luca Zidane dhe Gareth Bale kanë startuar në barazimin ndaj Villarrealit, por mund të ngrohin stolin në vend të Navasit dhe Karim Benzemas.

Strategu i Realit nuk do të eksperimentojë në këtë finale të madhe.

Foto: Getty Images

Liverpooli

Jurgen Klopp nuk ka mundur të ftojë treshen Matip, Chambelrain dhe Gomez për shkak të lëndimeve.

Emre Can dhe James Milner janë kthyer në stërvitje dhe janë gati për të luajtur në këtë takim.

Adam Lallana është tjetër opsion për Kloppin në mesfushë.

Ashtu si Zidane, edhe formacioni i Kloppit është lehtë i parashikueshëm për finalen e madhe të shumëpritur për The Reds.

Foto: Getty Images

Top lojtarët

 

Përballjet kokë më kokë

 

Fakte

Janë shënuar së paku tri gola në nëntë ndeshjet e fundit të Real Madridit.

Janë shënuar së paku tri gola në nëntë ndeshjet e fundit të Liverpoolit.

Liverpooli ka shënuar së paku dy gol anë 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ka shënuar së paku 2 gola në 7 nga 8 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Foto: Getty Images

Analiza

Real Madridi po tenton që të marrë Kupën e tretë rresht të kësaj gare dhe të shkruajë kështu edhe historinë. Real Madridi për herë të fundit në një finale të Ligës së Kampionve humbi pikërisht nga Liverpooli në vitin 1981 në Paris.

Liverpooli tashmë ka befasuar të gjithë me arritjen dhe do të ketë presion të vogël për këtë duel, kurse me Realin ka një histori të gjatë të përballjeve, me këta të fundit që duan të shkruajnë historinë. Edhe Los Blancos nuk kanë shumë presion për këtë duel. Megjithatë, një finale është gjithmonë një finale.

Duke parë sulmet e të dyja skuadrave që janë mjaft të rrjedhshme, prisni gola në këtë finale të madhe. Dikush mund të zgjedhë përvojën e Real Madridit, por le t’i japim një shans Liverpoolit në mënyrë që kjo garë e madhe e futbollit evropian të bëhet edhe më interesante për vitet në vijim.

Parashikimi: Real Madrid 2-2 Liverpool
(Liverpooli triumfon pas penaltive)

/Telegrafi/