Telegrafi

Parashikim: Real Madrid – Barcelona

Për 90 minuta gjithçka në botë do të ndalet për të qenë dëshmitarë të përballjes më të madhe të sezonit në futboll – duelit më dramatik, eposit të futbollit, rivaliteti i pashueshëm mes mbretërve të Real Madridit dhe blaugranëve të Barcelonës.

Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Koha: 23 prill (e dielë), 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Real Madridi
Dani Carvajal është kthyer nga suspendimi dhe kthehet në gjendje gatishmërie për ndeshjen më të madhe të sezonit për vendasit.
Pepe dhe Raphael Varane janë të gjithë jashtë fushave për shkak të problemeve me lëndimet, që do të thotë se Nacho mund të ketë testin tjetër në qendër të mbrojtjes.
Gareth Bale mungon për shkak të lëndimit, por uellsiani do të jetë gati që të startojë në krahun e djathtë të dielën.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga El Clasico

Barcelona
Neymar do të ekzekutojë dënimin e tij prej dy ndeshje suspendim, që e lë atë jashtë kësaj sfide.
Jordi Alba mund të startojë në krahun e majtë si rezultat, edhe pse Luis Enrique nuk e ka në gjendje gatishmërie Paco Alcacer nëse dëshiron t’i qëndrojë besnik sulmit me tri njerës.
Arda Turan ka vuajtur për shkak të problemeve me lëndime dhe nuk pritet që të luaj, teksa Denis Suarez pritet të ketë prezencë në krah.

A e dini se?

Real Madridi është i pamposhtur në 21 ndeshjet e fundit në shtëpi.

Barcelona ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit në La Liga.

Janë shënuar së paku tri gola në 11 nga 12 ndeshjet e fundit të Barcelonës në La Liga.

Janë shënuar së paku tri gola në 9 nga 10 ndeshjet e fundit të Real Madridit në La Liga.

Real Madridi ka shënuar së paku tri gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës në të gjitha garat.

Barcelona ka shënuar së paku 2 gola në 10 nga 12 përballjet e fundit në La Liga.

Real Madridi ka shënuar së paku 2 gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në La Liga.

Parashikimi

Real Madridi do të ketë vetëbesim të madh pas kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një ndeshje shumë kontraverse ndaj Bayernit.

Ronaldo shënoi hettrik në atë ndeshje, kurse ekipi i fundit që fitoi në Bernabeu ishte Atletico në shkurt të vitit 2016.

Barcelona ka dështuar të fitojë në tri nga katër ndshjet e fundit konkurruese, por për katalnasit është i gjithë sezoni në pikëpyetje në këtë duel dhe Blaugranët as se si nuk duhet të lejojnë që të lëshojnë një mundësi për të tejkaluar Realin në tabelë dhe për të rritur presionin për të mbajtur gjallë gjasat në La Liga.

Mungesa e Neymar është e madhe, por është koha e fundit që këtë sezon të shfaqet Messi dhe të tregojë kualitetin e tij dhe çka është në gjendje të bëjë, sidomos në stadiumin Santiago Bernabeu i cili është i preferuar për të.

Parashikim: Real Madrid 1-3 Barcelona