Site icon Telegrafi

Parashikim: Milan – Atalanta

Dy skuadrat befasi të këtij sezoni me performancat e tyre vijnë nga humbje së fundmi, dhe në San Siro ato luftojnë për fitore.

Vendi: San Siro, Milano
Koha: 17 dhjetor (e shtunë), 18:00

Lajmet rreth ekipeve

Milan
Gianluca Lapadula duket se ka siguruar një vend në 11-shen startuese, por paraqitje e tij ndaj Romës ishte larg prej shkëlqimit që jemi mësuar ta shohim prej tij. Ai mund të zëvëndësohet nga Carlos Bacca i cili pritet të largohet në janar.

Lexo po ashtu Montolivo dhe Calabria, mungesat e vetme të Milanit ndaj Atalantas

Atalanta
Gian Piero Gasperini nuk pritet që të bëjë ndryshime në 11-shen e tij startuese. Nerazzurët në Bergamo humbën nga Udinese, por performanca ishte e mirë.
I vetmi dyshim në ekip mbetet krahu i majtë, ku Boukary Drame është duke garuar me Leonardo Spinazzolan.

A e dini se?

Milani ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.

Janë shënuar së paku tri gola në pesë ndeshjet e fundit të Atalantas në Serie A.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Milan - Atalanta

Analiza

Milani ka pranuar që të lë vendin e dytë për Romën pas humbjes në Olimpico, por është një rast i mirë për Rossonerët që të zënë romakët të cilët do të luajnë ndaj Juventusit të shtunën.

Atalanta u kthye pas humbjes nga Juve, por performanca e mirë ndaj Udineses nuk ishte pasqyruar në rezultat. Gian Piero Gasperini e di se si mposhtet Milani dhe këtë do ta tregojë të shtunën.

Milani do të shpresojë që Atalanta të humbë besimin pas dy humbjeve rresht, por edhe forma e mirë e Milanit erdhi në fund, atëherë kur është dashur të dëshmohen kredencialet për maje të tabelës. Pritet ndeshje e hapur dhe me futboll të mirë, ku vështirë është të parashikohet fituesi.

Parashikimi: Milan 2-2 Atalanta

Exit mobile version