Gara më e madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve, rikthehet me xhiron e parë të fazës grupore për sezonin 2018/2019.
Anfield Road është arena e kryendeshjes së të martës, ku do të ndeshen Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini.
Të rejat nga skuadra e Liverpoolit
Jurgen Klopp provides the latest update on Roberto Firmino's gruesome-looking eye injury – https://t.co/kVqQXs8KfI pic.twitter.com/pPKN04p2oZ
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) September 17, 2018
Kapiteni Jordan Henderson ishte në bankën rezervë në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur në fundjavë, ndërsa Jurgen Klopp pritet ta angazhojë nga minuta e parë në përballjen ndaj PSG-së.
Roberto Firmino ka pësuar një lëndim në sy kundër Spursave dhe mbetet në dyshim për lojë. Me Dominic Solanke dhe Divock Origi në dyshim për shkak të lëndimeve, Daniel Sturridge është favorit për të startuar në rast të se Firmino nuk mund të luajë.
Simon Mignolet është kthyer nga lëndimi dhe të shtunën ishte në bankën rezervë të Redsave.
Mungesat e Liverpoolit
Dejan Lovren (i lënduar)
Adam Lallana (i lënduar)
Alex Oxlade Chamberlain (i lënduar)
Roberto Firmino (në dyshim)
Divock Origi (në dyshim)
Dominic Solanke (në dyshim)
Të rejat nga skuadra e Paris Saint-Germainit
Gianluigi Buffon dhe Marco Verratti janë të pezulluar për shkak të suspendimeve nga sezoni i kaluar.
Alphonse Areola do të startojë në portë në mungesë të Buffon, derisa Marquinhos mund të angazhohet në fushë për të zënë vendin e Verrattit.
Neymar dhe Kylian Mbappe nuk startuan ndaj Saint-Etienne të premten, ndërsa të dy lojtarët ofensivë pritet të fillojnë nga minuta e parë kundër Liverpoolit.
Mungesat e Paris Saint-Germainit
Layvin Kurzawa (i lënduar)
Dani Alves (i lënduar)
Gianluigi Buffon (i suspenduar)
Marco Verratti (i suspenduar)
Formacionet e mundshme
Fakte
Në 15 ndeshjet e fundit të Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.
Në 10 nga 11 ndeshjet e fundit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.
PSG i ka humbur tri ndeshjet e fundit në garën më të madhe evropiane për klube.
Liverpooli ka pranuar se paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në këtë garë.
Paris Saint-Germaini ka pranuar se paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Parashikimi
Liverpooli e ka nisur Ligën Premier me pesë ndeshje të njëpasnjëshme për herë të parë në histori të klubit.
Paris Saint-Germaini po ashtu ka rekord të qind për qindtë në këtë fillim sezoni në Ligue 1 nën drejtimin e Thomas Tuchel.
Klubi francez ka shënuar gola në të gjitha 16 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, mirëpo i ka humbur dy ndeshjet e fundit si mysafir.
Kjo pritet të jetë një ndeshje argëtuese për futbolldashësit me gola, pasi janë dy skuadra që zhvillojnë futboll ofensiv.
Rezultati i mundshëm
Liverpool 3-1 Paris Saint-Germain
/Telegrafi/