Telegrafi

Parashikim: Juventus – Barcelona

Juventusi e pret Barcelonën në shtëpi për ndeshjen kryesore të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Koha: 22 nëntor (e mërkurë), 20:45h
Vendi: Juventus Arena, Torino

Lajmet rreth ekipeve

Juventus
Paulo Dybala, Gianluigi Buffon, Blaise Matuidi, Mattia De Sciglio dhe Alex Sandro janë pushuar në fundjavë dhe do të kthehen të freskët në formacion.
Doublas Costa dhe Mario Mandzukic janë në luftë për të startuar në krahun e majtë të Barcelonës.
Federico Bernardeschi është jashtë lufte për shkak të një lëndimi në kofshë, teksa Marko Pjaca dhe Stephan Lichtsteiner nuk janë gati për lojë.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Juventus - Barcelona

Barcelona
Gerard Pique është i gatshëm pasi ishte i suspenduar.
Nelson Semedo dhe Anders Iniesta hynë në lojë nga stoli në fundjavë dhe janë të freskët për lojë.
Semedo do të sigurojë suspendimin nëse ndëshkohet.
Paulinho do të kërkojë startin në këtë takim dhe mund të zëvëndësojë Ivan Rakiticin në qendër të mesfushës në Torino.

A e dini se?

Juventusi është i pamposhtur në 17 nga 19 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjet mes Juventusit dhe Barcelonës në Torino janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit.

Barcelona është e pamposhtur në 5 ndeshejt e fundit në Ligën e Kampionëve.

Top lojtarët

Parashikimi

Juventusi duhet të mposhtë Barcelonën që të ketë ndonjë gjasë për të arritur gjigantët spanjollë në krye të Grupit D, por nuk është përgatitur më së miri për këtë ndeshje me humbje në fundjavë ndaj Sampdorias.

Barcelona është e pamposhtur në të gjitha garat këtë sezon dhe ka dështuar të fitojë në dy raste. Luis Suarez po ashtu ka përfunduar formën e dobët të tij para golit me një dygolësh këtë fundjavë, që i bën gjërat më sfiduese për Juventusin.

Juventusi ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe përballet me realitetin e humbjes në shtëpi për herë të parë në Ligën e Kampionëve që prej prillit të vitit 2013.

Barcelona është favorite për të fituar, por edhe një barazim është në letra.

/Telegrafi/