Telegrafi

Parashikim: Inter – Fiorentina

Interi do të tentojë që të dalë nga kriza qysh të hënën, por do të ketë një sfidë të madhe përpëra – një Fiorentinë po ashtu të etur për pikë. Dhe ky nuk është lajm i mirë për trajnerin e sapo ardhur Stefano Pioli.

Vendi: Giuseppe Meazza, Milano
Koha: 28 nëntor (e hënë), 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Inter
Stefano Pioli pritet që t’u besojë atyre që barazuan 2-2 me Milanin në çastet e fundit. I vetmi ndryshim i madh është Gary Medel, i cili deri vitin e ardhshëm do të jetë jashtë fushave, teksa ai do të zëvëndësohet nga Murillo në zemër të mbrojtjes.
Joao Mario pritet që të luajë në përkrahje të Icardit prapa tij, që do të thotë se nuk do të ketë vend për Banegan në formacionin startues.

Fiorentina
Siç ka ndodhur gjatë gjithë sezonit, Nikola Kalinic do të kthehet në formacion pasi Khouma Babacar startoi në Europa Ligë.
Paulo Sousa nuk ka lëndime e as të suspenduar dhe ka gjithë skuadrën në dispozicion për duelin e vështirë ndaj Interit.

Top lojtarët

A e dini se?

Fiorentina ka fituar katër ndeshjet e fundit ndaj Interit në të gjitha garat.

Në ndeshjet mes Interit dhe Fiorentinës janë shënuar së paku tri gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Fiorentina ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në tri ndeshjet e fundit në udhëtim në Serie a.

Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Interit.

Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Fiorentinës në udhëtim.

Fiorentina ka fituar tri ndeshjet e fundit në udhëtim në Serie A.

Analiza

Interi tashmë është eliminuar nga Liga e Evropës përkundër faktit se është edhe një ndeshje për t’u luajtur. Dështimet në Evropë nuk mund t’i faturohen Stefano Piolit, por mënyra se si humbën nga Hapoeli ishte katastrofale.

Fiorentina po ashtu nuk e ka të garantuar ende një vend tutje, por janë në formë në Serie A. Pas disfatës shokuese nga PAOK-u në shtëpi, Viola javën e kaluar fitoi me rezultat 4-0.

Kjo ndeshje do të jetë një betejë taktike mes dy trajnerëve të stileve të ndryshme. Paulo Sousa do të tentojë të dominojë me posedim të topit, përderisa Stefano Pioli do të kërkojë të godasë Fiorentinën me krosime dhe vertikalizime nga mesfusha, ashtu sikurse ndaj Milanit.

Por, duke parë formën e lartë të sulmuesve, në këtë takim priten shumë gola.

Parashikimi: Inter 2-2 Fiorentina