Interi do ta presë Atalantan në një nga duelet vendimtare që përcakton luftën për Ligën e Kampionëve në Serie A.
Vendi: Giuseppe Meazza, Milano
Koha: 12 mars (e dielë), 15:00
Lajmet rreth ekipeve
Inter
Marcelo Brozovic është kthyer në formacion pasi mungoi në fitoren ndaj Cagliarit, por Ever Banega pritet të startojë në vend të tij.
Atalanta
Franck Kessie është kthyer nga suspendimi dhe pritet të kthehet në mesfushë në San Siro.
Ervin Zukanovic dhe Andrea Masiello janë duke luftuar për një vend në mbrojtje, që është e vetmja pikëpyetje për skuadrën bergamase.
Top lojtarët
A e dini se?
Interi ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit në Serie A.
Janë shënuar së paku tri gola në 8 nga 10 ndeshjet e fundit të Interit në shtëpi në serie A.
Atalanta s’ka pranuar gol në 5 nga 7 ndeshjet e fundit.
Janë shënuar më pak se tri gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit të Atalantas.
Atalanta është e pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit në Serie A.
Analiza
Interi mposhti Cagliarin në udhëtim javën e fundit për të lënë prapa disfatën nga Roma. Nerazzuri do të tejkalojnë Atalantan në tabelë nëse fitojnë.
Megjithatë, Atalanta pasi dominoi ndeshjen ndaj Fiorentinës dhe skuadra bergamase hyn e motivuar për të nxjerrë pikët e plota në San Siro.
Milani do të ishte skuadra më e lumtur me një barazim të dyja skuadrave, megjithatë Interi me ndihmën e tifozëve dhe kualitetit që posedon, pritet të fitojë dhe të vazhdojë luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Parashikimi: Inter 2-0 Atalanta