Superderbi nuk do të zhvillohen vetëm në top kampionatet evropiane, por një derbi shumë i nxehtë do të zhvillohet pa dyshim në Stamboll, ku Fenerbahce do të tentojë me çdo kusht që të mposhtë Besiktasin.
Vendi: Sukru Saracoglu Stadium, Stamboll
Koha: 3 dhjetor (e shtunë), 17:00
Lajmet rreth ekipeve
Fenerbahce
Jeremain Lens mbetget jashtë formacionit, teksa Van der Wiel startoi në ndeshjen për Kupë, ku u rikthye nga lëndimi.
Van der Wiel mund të mbetet në pankinë, pasi që nuk është i gatshëm të luajë dy ndeshje në javë që do të thotë se Serdar Ozbayrakli mund të vazhdojë në ndeshjet në kampionat.
Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e njëjtë sikurse nga fitorja e fundit ndaj Rizesporit prej 5-1.
Ismail Koybasi mori karton të kuq në humbjen nga Genclerbirligi, dhe kështu do të mungojë për shkak të suspendimit.
Besiktas
Caner Erkin, Veli Kavlak dhe Anderson Talisca mbeten jashtë loje dhe nuk morën pjesë në stërvitje, ani pse Rhodolfo është kthyer në aktivitetet fizike dhe mund t’i duhet edhe pak kohë për t’u rikthyer plotësisht.
Dusko Tosic mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Basaksehirit, por mund të kthehet në lojë ndaj Fenerit.
Nga fillimi i ndeshjes Tolgay Arslan mund të luajë në vend të Gokhan Inler në mesfushë.
A e dini se?
Fenerbahce është e pamposhtur në 28 nga 29 ndeshjet e fundit në shtëpi në Superligën turke.
Fenerbahce ka fituar në pjesë të parë dhe në fillim të ndeshjes në pesë ndeshjet e fundit në Superligën turke.
Besiktas është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në Superligën turke.
Në ndeshjet mes Fenerbahces dhe Besiktasit janë shënuar më pak se tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Fenerbahce ka shënuar së paku dy gola në katër ndeshjet e fundit.
Fenerbahce është i pamposhtur në nëntë nga 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha garat.
Analiza
Forma e lartë e Fenerbahces në ndeshjet e fundit në Superligë e ka bërë këtë ndeshje shumë më interesante nga sa kemi pritur të jetë para disa javësh.
Besiktasi ka katër pikë më shumë se Feneri dhe vendasit me çdo kusht do të duan që të triumfojnë në mënyrë që të kthehen në luftën për titull, teksa në anën tjetër Bashakshehiri ka dy pikë më shumë se Besiktasi në krye të tabelës.
Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë janë shoqëruar me tension dhe shumë rivalitet, por vullneti dhe dëshira e Fenerbahces do të jetë shumë e madhe për këtë duel.
Marrë parasysh faktin se Besiktasi ka një ndeshje vendimtare për të zhvilluar në Ligën e Kampionëve në mesjavë, pritet që ekipi bardh e zi të mos jetë qind për qind i fokusuar në këtë ndeshje dhe Fenerbahce të përfitojë nga ky fakt, e të shënojë një fitore të ngushtë në një sfidë plot tension e me kalkulime taktike nga të dy trajnerët.