Telegrafi

Parashikim: Chelsea – Arsenal

Arsenali do të përballet me Chelsean në derbin e madh londinez që zhvillohet në Stamford Bridge.

Vendi: Stamford Bridge, Londër
Koha: 4 shkurt (e shtunë), 13:30

Lajmet rreth ekipeve

Chelsea
Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, thotë se ai ka skuadrën e plotë për këtë duel, që do të thotë se David Luiz dhe Eden Hazard janë rikthyer nga dëmtimet e tyre të lehta.
Nuk priten ndryshime të mëdha te Chelsea edhe pse Pedro startoi në barazimin 1-1 ndaj Liveproolit nga pankina dhe këtu mund luajë nga fillimi në vend të Willianit.

Arsenal
Aaron Ramsey nuk luan për shkak të një dëmtimi që ka marrë në ije në disfatën shokuese nga Watfordi. Me Granit Xhakën dhe Cazorlan po ashtu jashtë formacionit, Alex Oxlade-Chamberlain pritet të startojë në mesfushë edhe pse edhe ai ka nevojë për t’u ekzaminuar.
Welbeck kthehet në skuadër dhe ai mund të startojë shumë lehtë pas performancës së tij fantastike ndaj Southamptonit javën e kaluar.
Me Iwobin që pritet të mbajë vendin e tij pas performancës në mesjavë, pritet që Giroud të shkojë në stol, kurse Sanchez do të jetë edhe më përpara në sulm si startues me Walcottin dhe Welbeckun.

Top lojtarët

A e dini se?

Chelse aka fituar tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Janë shënuar së paku tri gola në nëntë nga 11 ndeshjet e fundit të Arsenalit.

Chelsea ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Chelsea ka shënuar në pjesë të parë dhe ka fituar në fund të ndeshjes në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi.

Chelsea ka shënuar së paku dy gola në shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Arsenalit në të gjitha garat.

Chelsea ka mbajtur portën pa pranuar gol në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier në shtëpi.

Chelsea ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Arsenalit në të gjitha garat.

Chelsea ka mbajtur portën të pa prekur në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit ndaj Arsenalit në të gjitha garat.

Chelsea ka shënuar së paku dy gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Analiza

Chelsea ka arritur që të forcojë pozitën e parë përkundër barazimit ndaj Liverpoolit të martën dhe Blutë mund të sigurojnë titullin me një fitore ndaj Arsenalit të shtunën.

Arsenali ka dështuar të përfitojë nga barazimi i Chelseat duke humbur për vete dhe mund ta shohë vetën jashtë top katërshes me një humbje në Stamford Bridge.

Më herët këtë sezon Arsenali e mposhti për herë të parë Chelsean pas nëntë ndeshjeve, por gjërat nga shtatori kanë ndryshuar në mënyrë dramatike dhe Chelsea është favorit për të fituar ndeshjen e pestë radhazi në shtëpi, ndaj një Arsenali që nuk e ka gjetur portën në këtë stadium në tri duelet e fundit.

Parashikimi: Chelsea 2-0 Arsenal