Site icon Telegrafi

Parashikim: Athletic Bilbao – Real Madrid

MADRID, SPAIN - JANUARY 29: Cristiano Ronaldo (R) of Real Madrid CF hugs his teammate Sergio Ramos (L) after the La Liga match between Real Madrid CF and Real Sociedad de Futbol at Estadio Santiago Bernabeu on January 29, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Athletic Bilbao do ta presë Real Madridin në San Mames në një nga duelet definuese për të dyja skuadrat këtë sezon.

Vendi: San Mames, Bilbao
Koha: 18 mars (e shtunë), 16:15

Lajmet rreth ekipeve

Athletic Bilbao
Mikel San Jose mungon për shkak të suspendimit, teksa Ander Iturraspe pritet të luajë në mesfushë.
Mikel Balenziaga është deklaruar i gatshëm për ndeshjen, teksa Inigo Lekue dhe Enric Saborit janë të gatshëm të luajnë nëse nevojitet.
Aritz Aduriz pritet të jetë në sulm, që e sheh Inaki Ëialliams në krahun e djathtë.

Real Madrid
Gareth Bale është i gatshëm për përzgjedhje sërish pasi kreu suspendimin dhe do të jetë në krahun e djathtë.
Pepe dhe Raphael Varane janë duke vuajtur për t’u kthyer në top formë.
Casemiro do të jetë në mesfushë si orkestrues, pasi që Zidane do të kërkojë një qëndrim më të matur në San Mames.

A e dini se?

Real Madridi ka fituar 31 nga 38 ndeshjet e fundit në La Liga

Real Madridi ka fituar 22 nga 25 ndeshjet e fundit ndaj Bilbaos në të gjitha garat.

Në ndeshjet mes dyja skuadrave janë shënuar së paku tri gola në 12 nga 14 përballjet e fundit.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 12 nga 14 ndeshjet e fundit ndaj Bilbaos.

Athletic Bilbao është i pamposhtur në shtëpi në 13 ndeshjet e fundit në shtëpi.

Real Madridi ka shënuar së paku 2 gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në La Liga.

Janë shënuar më pak se tri gola në 3 ndeshjet e fundit të Bilbaos në La Liga.

Analiza

Bilbao është në formë të mirë në ndeshjet në shtëpi, por Real Madridi përkundër disbalancit në mbrojtje, pritet që të shfaqë lojë më të mirë.

Zidane do të shpresojë që lojtarët ta kryejnë punën më herët dhe të mos e lënë në “kokën” e Ramosit fatin e tri pikëve.

Përndryshe, pritet të jetë një duel shumë i vështirë për madrilenët.

Parashikimi: Athletic Bilbao 1-3 Real Madrid

Exit mobile version