Barcelona është nikoqire e Real Madridit për ndeshjen e dytë në Kupën e Mbretit.
Përballja e parë që u luajt në Santiago Bernabeu i fitua nga katalunasit me rezultat 1-0, ndërsa sonte do të jetë një sfidë edhe më e zjarrtë në Camp Nou nga ora 21:00.
Për këtë ndeshje, Blaugranasit do të jenë pa Andreas Christensen, ndërsa në dyshime mbesin Ousmane Dembele, Pedri dhe Frenkie de Jong.
Në anën tjetër, Los Blancos nuk mund të llogarisin në Ferland Mendyn, derisa në dyshime mbetet Antonio Rudiger dhe Mairano Diaz.
Analizë
Barcelona
Ousmane Dembele është në dyshime me një problem muskulor, ndërsa Pedri dhe Fenkie de Jong gjithashtu mund të mungojnë me një lëndim të kofshës, respektivisht.
Andreas Christensen do të jetë jashtë fushë për shkak të lëndimit.
🔥 #𝐄𝐋𝐂𝐋𝐀𝐒𝐈𝐂𝐎 𝐃𝐀𝐘 🔥 pic.twitter.com/nr84TmOYXZ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 5, 2023
Real Madrid
Ferland Mendy është jashtë me një problem muskulor ndërsa Antonio Rudiger dyshohet për shkak të një lëndimi në gju.
Mariano Diaz gjithashtu mund të mungojë për shkak të lëndimit.
👊 ¡A POR LA REMONTADA! 👊
🆚 @FCBarcelona_es
🏆 #CopaDelRey
⏱ 21:00 CET#ElClásico pic.twitter.com/dvY0GYY6pr— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 5, 2023
Statistika
Barcelona ka shënuar mbi 2.5 gola në 17 nga 20 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Barcelona ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Parashikim
Barcelona pritet ta fitojë edhe këtë përballje me rezultat të ngushtë.
Formacionet e mundshme
Barcelona: Ter Stegen, Balde, Araujo, Kounde, Roberto, Kessie, Busquets, Gavi, Fati, Raphinha, Lewandowski.
Real Madrid: Courtois, Nacho, Alaba, Militao, Carvajal, Valverde, Kroos, Tchouameni, Vinicius, Rodrygo, Benzema. /Telegrafi/