Gazeta e përditshme ”Slloboden Peçat” ka publikuar një skandal diplomatik të përfaqësuesve qeveritar, deri te maqedonasit që punojnë dhe jetojnë në Francë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj gazete, atyre u kërkohet që të paraqiten për të votuar që të mos fitojë një shqiptarë në zgjedhje. Pjesë e kësaj fushate janë edhe promovues ekonomik në ambasadën e Maqedonisë në Paris.
Gjithnjë sipas kësaj gazete, këta persona kanë shkuar nëpër aktivitete kishatre dhe u kanë kërkuar maqedonasve që të paraqiten për votim, që që të mos fitojë shqiptari.
Një skandal të ngjashëm të keqpërdorimit të diasporës e ka paralajmëruar edhe Sindikata e MPJ-së së Maqedonisë./Telegrafi/