Ndeshjet e luajtura të mërkurën në mbrëmje përfunduan xhiron e 4-të të Ligës së Kampionëve, ku nuk munguan paraqitjet e mira të lojtarëve shqiptarë.
Paraqitjen më të mirë e kishte Berat Gjimishit, i cili në fitoren e Atalantas ndaj Stuttgart me rezultat 2-0, nga SofaScore u shpall më i miri i ndeshjes me notën 8.0.
Ai kishte 51 pasime të sakta, ndërsa fitoi gjashtë duele.
Paraqitje mjaftë pozitive bëri edhe Kastriot Imeri që arriti të shënojë golin e parë personal në Ligën e Kampionëve.
Ai shënoi për Young Boysin në humbjen 2-1 nga Shakhtar, ndërsa nga SofaScore u vlerësua me notën 7.6.
Edhe Ardon Jashari u paraqit mirë në fitoren e Club Burgge ndaj Aston Villas me rezultat 1-0,
Shqiptar u blerësuar nga SofaScore me notën 7.2, ndërsa kishte 48 pasime të sakta nga 54 sa tentoi.
Me paraqitje solide ishte edhe Qazim Laçi me Spartën e Pragës, ku pësuan humbje nga Brest me rezultat 2-1.
Në humbjen e Spartës u paraqit edhe Albion Rrahmani, por nuk arriti të lërë gjurmë. /Telegrafi/