Ibrahim Dresevic është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, në vitin e tij të parë në elitën e futbollit turk ka treguar paraqitje fantastike.
26-vjeçari është një titullar i rregullt te skuadra nga Stamboll, Fatih Karagumruk dhe falë paraqitjeve të mira ka pasur rritje edhe në vlerën e tij.
Faqja e specializuar për vlerësimet e futbollistëve, ‘Transfermarkt’ tani e vlerëson reprezentuesin kosovar në 1,4 milionë euro.
Para kësaj rritje Dresevic kishte vlerë prej 800 mijë euro. Ndërkohë vlera më e madhe e tij ka qenë 1,5 milionë euro në mars të vitit 2020.
Dresevic këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje me fanellën e Karagumruk ku ka realizuar edhe një gol. /Telegrafi/