Site icon Telegrafi

Paraqitjet e shkëlqyera me Romën, dy gjigantët evropianë duan portierin e Giallorosëve

Mile Svilar është padyshim një nga portierët më të mirë në Serie A dhe jo vetëm.

Portieri belg ka pasur paraqitje të shkëlqyera me fanellën e Romës dhe vlera e tij vetëm sa shkon e rritet.

Tuttomercatoweb ka raportuar se Roma mund të mbetet pa portierin e tyre kryesor, pasi dy top klube evropiane janë vënë pas tij.

Chelsea dhe Bayern Munich e duan transferimin e Svilar, i cili mund të ndryshojë skuadër.

Aktualisht portieri fiton vetëm 1 milionë euro në vit, derisa për kontratën e re ka kërkuar 4 milionë euro neto.

Kjo ka bërë që negociatat të ngecin dhe dy gjigantët evropianë të futen në garë për të.

Roma dëshiron ta mbajë yllin e skuadrës, por në rast se nuk gjen marrëveshje për vazhdimin e kontratës atëherë mund ta lejoj largimin e tij për 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version