Site icon Telegrafi

Paraqitjet e mrekullueshme të Adrola Dushit gjatë prezantimit në “Miss Universe Kosova & Albania”

Adrola Dushi (Foto: Instagram/adroladushi)

Kur bie fjalë për modelen më të kërkuar në fushën e modelingut, emri i Adrola Dushit mbetet në listë të parë.

Bukuroshja brune përmes bukurisë dhe linjave trupore ka bërë që të thyej kufijtë shqiptar, duke u bërë pjesë e projekteve të ndryshme.

Së fundmi, ajo ka qenë pjesë e prezantimit në “Miss Universe Kosova 2020”, ku paraqitjet e saj ishin të mrekullueshme.

Gjatë gjithë mbrëmjes ajo kishte ndryshuar tre veshje, ku secila prej tyre i theksonte tiparet e formësuara trupore.

Flokët dhe makijazhi i saj nuk ndryshuan edhe aq shumë gjatë këtyre paraqitjeve, teksa veshjet i kishte me plot shkëlqim.

Adrola përndryshe në vitin 2012 ishte zgjedhur “Miss Shqipëria”, teksa edhe në ditët e sotme mbetet si e tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version