Telegrafi

Paraqitjet atraktive të Melania Trumpit gjatë vizitës në Londër – që nga zbritja në aeroport e deri te mbrëmjet mondane

Foto: Getty Images

Donald dhe Melania Trump kanë arritur dje (e enjte) në Britani të Madhe për vizitën e tyre të parë zyrtare.

Me të mbërritur në aeroport, çifti kanë qenë të shoqëruar nga një staf i madh dhe numër të madh rojesh të sigurisë.

Donald dhe Melania Trump pas mbërritjes në aeroportin e Londrës (Foto: Getty Images)

Melina Trump ka qenë ajo e cila ka ditur edhe këtë herë të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjen e saj tërheqëse.

Foto: Getty Images

Që në zbritjen e parë nga aeroplani, ajo dukej mjaft e buzëqeshur dhe me stil, ndërsa kishte veshur një fustan gri me një rrip të kuq.

Foto: Getty Images

Në mbrëmje, çifti janë takuar kryeministren Theresay May dhe bashkëshortin e saj.

Çifti presidencial gjatë takimit me kryeministren angleze, Theresa May dhe bashkëshortin e saj (Foto: Getty Images)

E shoqëruar me limuzina presidenciali “Cadillac”, e njohur ndryshe si “Bisha”, zonja e parë e Shteteve të bashkuara të Amerikës, shkëlqente në një fustan të verdhë dhe të gjatë.

Foto: Getty Images

Stili i flokëve i lëshuar drejtë, i jepte asaj një pamje edhe më glamuroze, teksa i qëndronte pranë të shoqit, presidentit të ShBA-ve.

Trump dhe Melania dhe janë pritur edhe nga ambasadori amerikan në Londër, Woody Johnson dhe Sekretari i Britanisë së Madhe për Tregti, Liam Fox.

Foto: Getty Images

Kritikët e modës vlerësuan lartë elegancën e zonjës së parë në paraqitjet mondane gjatë qëndrimit të tyre në Londër.

Foto: Getty Images

Sot (e premte), Melania Trump, e shoqëruar nga Philip May, takoi nxënësit dhe veteranët e ushtrisë britanike, të njohur si “Pensionistët e Chelsea-t”, në Spitalin Mbretëror “Chelsea” në Londër.

Foto: Getty Images

Edhe këtë herë ajo i befasoi të gjithë për të mirë, duke u shfaqur me një fustan të shkurtër disa ngjyrash.

Foto: Getty Images

Buzëqeshja e saj në çdo paraqitje vazhdon të mbetet një nga “aksesorët” më të bukur të Zonjës së Parë të ShBA-ve. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images