Donald dhe Melania Trump kanë arritur dje (e enjte) në Britani të Madhe për vizitën e tyre të parë zyrtare.
Me të mbërritur në aeroport, çifti kanë qenë të shoqëruar nga një staf i madh dhe numër të madh rojesh të sigurisë.
Melina Trump ka qenë ajo e cila ka ditur edhe këtë herë të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjen e saj tërheqëse.
Që në zbritjen e parë nga aeroplani, ajo dukej mjaft e buzëqeshur dhe me stil, ndërsa kishte veshur një fustan gri me një rrip të kuq.
Në mbrëmje, çifti janë takuar kryeministren Theresay May dhe bashkëshortin e saj.
E shoqëruar me limuzina presidenciali “Cadillac”, e njohur ndryshe si “Bisha”, zonja e parë e Shteteve të bashkuara të Amerikës, shkëlqente në një fustan të verdhë dhe të gjatë.
Stili i flokëve i lëshuar drejtë, i jepte asaj një pamje edhe më glamuroze, teksa i qëndronte pranë të shoqit, presidentit të ShBA-ve.
Trump dhe Melania dhe janë pritur edhe nga ambasadori amerikan në Londër, Woody Johnson dhe Sekretari i Britanisë së Madhe për Tregti, Liam Fox.
Kritikët e modës vlerësuan lartë elegancën e zonjës së parë në paraqitjet mondane gjatë qëndrimit të tyre në Londër.
Sot (e premte), Melania Trump, e shoqëruar nga Philip May, takoi nxënësit dhe veteranët e ushtrisë britanike, të njohur si “Pensionistët e Chelsea-t”, në Spitalin Mbretëror “Chelsea” në Londër.
Edhe këtë herë ajo i befasoi të gjithë për të mirë, duke u shfaqur me një fustan të shkurtër disa ngjyrash.
Buzëqeshja e saj në çdo paraqitje vazhdon të mbetet një nga “aksesorët” më të bukur të Zonjës së Parë të ShBA-ve. /Telegrafi/