Telegrafi

Paraqitje spektakolare nga RB Leipzig, por Real Madridi nuk lejon befasi dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Real Madridi ka kaluar me shumë mund në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi RB Leipzigun me rezultat të përgjithshëm 1-1.

Ndeshja e parë në Gjermani kishte përfunduar 1-0 në favor të Los Blancos, ndërsa ndeshja e dytë ishte edhe më spektakolare.

RB Leipzig nuk e kishte presionin para një gjiganti, duke dhuruar një paraqitje fantastike në 45 minutat e parë.

Benjamin Sesko dhe Lois Openda lëshuan nga dy raste të atrta shënimi, duke mos arritur të realizonin nga pozicione të qind për qindta për gol.

Pjesa e dytë pati një skenar tjetër, me Real Madridit që filloi të tregonte më shumë nga loja e tyre.

Rodrygo rrezikoi në minutën e 63-të, por që nuk arriti të shënjëstronte saktë portën e skuadrës gjermane.

Për të ndezur atmosferën në Santiago Bernabeu u përkujdes Vinicius Junior (65’), që u asistua nga Jude Bellingham nga një aksion i nisur prej Toni Kroos.

Por, RB Leipzig nuk u dorëzua dhe shtoi presionin mbi vendasit kur shënuan në minutën e 68-të me anë të Willi Orban, që u asistua nga David Raum.

Los Blancos ia dolën të mbanin këtë epërsi prej një gole nga dy takimet, për të siguruar kalimin në çerekfinale. /Telegrafi/