Plot 14 vjet pas performancës së tij kontraverse përkrah Janet Jackson në Super Bowl, Justin Timberlake u rikthye si performuesi kryesor në spektaklin pas pjesës së parë të Pepsi Super Boël që u mbajt në US Bank Stadium të Minneapolis.
Pas performancave të viteve të kaluara të Lady Gagas, Beyonces, Bruno Marsit, Coldplay dhe Katy Perry, pop superylli pati një tjetër performancë elektrizuese të hiteve të tij të mëdha, përfshirë homazhin ndaj Prince.
Teksa filloi performancën brenda një skene në stadium, Timberlake u shfaq në një veshje të lëkurës nga Stella McCartney.
“Dy gishta lart për Prince”, brohoriti Timberlake në një moment teksa stadiumi mori ngjyrën vjollcë në nderë të legjendës së Minneapolisit.
Pas “Mirrors”, ai vazhdoi me perormandën e “Can’t Stop the Feeling”, teksa valltarët nuk ndaleshin duke përcjellë këngëtarin.
Performanca nuk kaloi pa ngjarje kontraverse, pasi ishte paralajmëruar se do të shfaqej Prince me antë një hologrami, por ishte mikesha e vjetër e këngëtarit Sheila që nuk lejoi paraqitjen në hologram.
Timberlake që lansoi së fundmi albumin “Man of the Woods” do të sjellë performancat e tij në një turne që nisë më 13 mars në Air Canada Center të Torontos. /Telegrafi/