Arijanet Muric ka qenë titullar edhe në ndeshjen e dytë për skuadrën turke Adana Demirspor.
Portieri i Kosovës përsëri ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme, ku kësaj radhe skuadra e tij arriti të marrë një pikë, e para këtë edicion.
Në përballje me Kayserispor, Adana arriti një barazim me vlerë 1-1 në udhëtim.
Edhe pse vendasit ishin në epërsi, Adana arriti të barazoj rezultatin me Akintola në minutën e 63-të.
Vlen të theksohet se reprezentuesi kosovar pati një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, duke bërë disa pritje fantastike.
Muric u vlerësua lartë edhe nga Sofa Score e Who Scored, pasi mori notën 7, që ishte e treta më e larta tek skuadra e tij.
https://twitter.com/kosovo_31/status/1428800827515355139?s=20
Është një nismë e mbarë nga Aro në futbollin turk, ku u huazua për një edicion nga Manchester City.
Forma e tij fantastike është një lajm i mirë për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes para ndeshjeve të shtatorit ku Kosova luan me Gjeorgjinë, Spanjën dhe Greqinë. /Telegrafi/
https://twitter.com/kosovo_31/status/1428801255821004804?s=20