Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e tij fitoi 3-2 ndaj Rizespor.
Sulmuesi anësor doli në skenë në minutën e 65-të, kur shënoi gol me kokë për 2-1.
Paraqitje e Rashicës është vlerësuar lartë nga SofaScore, ku ai mori notën 7.9.
Rashica kishte dy goditje në portë dhe dy jashtë porte, ndërsa kishte 56 prekje të topit.
Sa i përket pasimeve ai kishte një saktësi prej 77 për qind.
Ky ishte goli i pestë i Milot Rashicës për Besiktasin në Superligën e Turqisë, ku ka edhe katër asistime. /Telegrafi/