Kosova ka shënuar fitore të martën ndaj San Marinos me rezultat 4-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Të katër golat në këtë ndeshje u shënuan nga Vedat Muriqi.
Kjo paraqitje e sulmuesit të Lazios la nën hije paraqitjen tjetër të hatashme të Arbër Zenelit, i cili në këtë ndeshje asistoi tri herë për golat e Muriqit, shkruan Telegrafi.
Tek goli i parë Zeneli dha një top të mirë për Muriqin në hyrje të zonës, ku sulmuesi kaloi një mbrojtës për të gjetur rrjetën për 1-0.
Në fundin e pjesës së parë Kosova fitoi një goditje dënimi në të djathtë të sulmit.
Zeneli harkoi topin në zonë dhe si me dorë gjeti Muriqin që nuk gaboi për 2-0.
Dyshja edhe një herë ishin vendimtar në fillimin e pjesës së dytë. Zeneli me kalimet e tij iu afrua zonës, ku gjeti Muriqin i cili goditi bukur për të shënuar për 3-0.
Me këtë asistim, anësori i Reimis kompletoi het-trikun e pasimeve vendimtare në këtë ndeshje, duke e mbyllur ndeshjen në minutën e 70-të.
https://www.youtube.com/watch?v=IJWmdeQvr1o
Vedat Muriqi me katër golat e ndjeshëm shkoi në shifrën e 15 golave nga 30 takime, shkruan Telegrafi.
Pas tij vjen Arbër Zeneli i cili ka nëntë gola në 26 ndeshje me Kosovën. /Telegrafi/