Filmi i ri për agjentin britanik, James Bond, do të fillojë shfaqjen në kinema kah fundi i këtij viti.
Më herët janë publikuar disa fotografi dhe xhirime të paqarta, ndërsa paraqitja e shkurtër e publikuar së fundmi zbulon diçka më shumë.
Videoja e publikuar e shfaq Bondin në Mexico City në luftë me personazhet negative.
Filmi i ri quhet “Spectre”, ndërsa ekipi i aktorëve është zbuluar në dhjetor të vitit të kaluar.
Në videon e re të publikuar shfaqen edhe Naomie Harris dhe Ben Whishaw në rolet e Moneypenny dhe Q.
Ky është filmi i 24 për James Bondin, premiera e të cilit do të jepet më 26 tetor në Londër. /Telegrafi/