Telegrafi

Paraqitja e re e shkurtër e “Top Gun: Maverick”

Shtëpia distributive Una Film e ka paraqitur paraqitjen e re të shkurtër të filmit të ri, “Top Gun: Maverick”.

Pas më shumë se 30 vite shërbime në marinë, si një prej pilotëve më të mirë, Pete Maverick Mitchell (Tom Cruise), është aty ku duhet të jetë.

Ai nuk heziton që t’i thyejë barrierat si një pilot i guximshëm dhe shmang avancimin në punë që do ta mbante gjithmonë në tokë.

Kur fillon t’i mësojë pilotët e rinj për misionet speciale, Maverick takohet me Bradley Bradshaw, i cili është pasardhës i mikut të ndjerë të tij.

Duke u përballur me paqartësinë e të ardhmes dhe përndjekjen e të shkuarës, protagonisti kryesor lëshohet në luftën me frikën e tij më të madhe që kulmon me një mision që kërkon sakrifica të mëdha.

Filmi “Top Gun: Maverick” është caktuar të nisë shfaqjen nëpër kinema nga qershori i vitit 2020. /Telegrafi/