Telegrafi

Paraqitja e Pedrit ndaj Bilbaos i ka magjepsur edhe një herë të gjithë – por vëmendjen e rrëmbeu momenti kur e turpëroi kundërshtarin

Barcelona triumfoi 4-0 ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Skuadra katalunase pati paraqitje brilante ndaj asaj Baske, duke marrë kështu tre pikë mjaft të rëndësishme.

Një tjetër ndeshje, një tjetër paraqitje fantastike nga edhe Pedri, që la të mahnitur tifozët e Barcelonës me disa nga lëvizjet e tij.

Kur po kalonte minuta e 79-të e takimit, mesfushori i talentuar e turpëroi një anëtar të Bilbaos, duke i futur topin në mes të këmbëve.

Paraqitja e tij ndaj kundërshtarit e impresionoi edhe Xavin, që pas ndeshjes tha se Pedri i kujton Andres Iniestan dhe ende nuk ka parë një mesfushor kaq të talentuar. /Telegrafi/