Site icon Telegrafi

Paraqitja e Mustafit dhe të tjerëve: Liverpool – Arsenal, notat e lojtarëve

Liverpool vs Arsenal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e ka eliminuar Arsenalin nga 1/8 e finales së Carabao Cup me anë të penalltive, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 5-5.

Golat për The Reds i shënuan Shkodran Mustafi (auto-gol), James Milner, Alex Oxlade Chamberlain dhe  Divock Origi që shënoi dy gola.

Në anën tjetër, golat për Arsenalin i realizuan Lucas Torreira, Gabriel Martinelli me dy golësh, Ainsley Maitland-Niles dhe Joe Willock.

Liverpool vs Arsenal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ishte skuadër për një nuancë më e mirë, derisa mori notën e përgjithshme 6.99, ndërsa Arsenali u vlerësua me 6.58.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Divock Origi që mori notën 9.3, shkaku i dy golave të realizuar.

Liverpool vs Arsenal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Shkodran Mustafi kishte një paraqitje nën mesatare, për t’u notuar kështu me 5.9.

Lexo po ashtu Mbyllet derbi i ‘çmendur’ me dhjetë gola: Liverpooli eliminon Arsenalin nga Carabao Cup

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje u vlerësua portieri i Arsenalit, Emiliano Martinez, që mori 3.6.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)
Exit mobile version