Telegrafi

Paraqitja e Depayt ndaj Juventusit tregon se holandezi pritet të jetë lider i Barcelonës, pas largimit të Messit

Largimi i Lionel Messit e ka lënë Barcelonën mes një tronditje të madhe dhe që vështirë se mund ta marrin veten.

Në rast se arrijnë të fitojnë trofe në këtë sezon që është në prag të fillimit, atëherë do të lehtësohej sadopak largimi i argjentinasit.

Një lojtar që mund të zëvendësojë 34-vjeçarin te Blaugranasit dhe të bëhet lider i ekipit, mund të jetë Memphis Depay.

Holandezi kaloi te skuadra katalunase si lojtar i lirë, pasi kontrata me Lyonin skadoi në këtë verë, e që e ka filluar mbarë aventurën te Barcelona.

Në miqësoren e zhvilluar të dielën e javës që lamë pas ndaj Juventusit, Depay arriti të shënonte gol qysh në minutën e tretë.

Holandezi edhe pas golit vazhdoi me paraqitje spektakolare, ndërsa katalunasit morën një fitore 2-0. /Telegrafi/